Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar me një total prej 81 vitesh burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bamieh u shpreh e rezervuar në lidhje me vendimin, duke theksuar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me provat e paraqitura në proces. Ish-prokurorja e EULEX ngriti gjithashtu shqetësime për parimin e barazisë në drejtësi. Sipas saj, Gjykata Speciale nuk ishte një institucion i menduar mirë dhe ajo ka shprehur të njëjtin qëndrim edhe në vitin 2014. Ajo theksoi se nuk mund të japë një vlerësim përfundimtar mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, pasi nuk ka parë provat dhe nuk ka dëgjuar dëshmitarët apo argumentet e mbrojtjes. Bamieh...
Burimi:
kohajone.com