Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnand Kosova, fiton betejën në Gjykatën e Strasburgut. Pasi e shqyrtoi çështjen e Kosovës, Strasburgu deklaroi se “shkarkimi i aplikantit nuk u tregua proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura”. Gjykata vlerësoi se, nëse Kosova e kërkon, do të ishte e përshtatshme që procedura e Vettingut të rihapej dhe çështja të rishqyrtohej në përputhje me kërkesat e nenit 8. Shqipëria duhet t’i paguajë Adnand Kosovës 6 mijë euro për dëm jomaterial dhe 5 mijë euro për kostot dhe shpenzimet e procedurës. Adnand Kosova u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ndryshe shkalla e dytë e vettingut, vendim që tashmë është konsideruar joproporcional nga Strasburgu. Kosova është prokuror karriere dhe ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Krimeve...