Ish-presidenti Bamir Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës për dorëheqjen: Fillo bëj ulje graduale!
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar mundësinë e një largimi të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke folur edhe për mënyrën se si, sipas tij, duhet të menaxhohet një situatë e tillë. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi tha me ironi se “bëhet kiameti” nëse Rama largohet, ndërsa më pas sugjeroi që kryeministri të nisë një proces gradual të tërheqjes nga pushteti. Topi argumentoi se gjatë viteve në pushtet Rama ka vendosur njerëz në administratë dhe institucione, ndërsa sipas tij një pjesë e intelektualëve nuk kanë mundur të mbijetojnë në këtë klimë dhe janë larguar. Ai u ndal edhe te opozita, duke thënë se ajo ka problemet e veta, por se duhet të fokusohet te krijimi i kohezionit. “Bëhet kiameti që të...
Burimi:
gijotina.com