Ish-portieri legjendar që fitoi titullin me Leicester rrëfen jetën e re: Tani jam shofer i Uber
Ish-portieri danez Kasper Schmeichel, i cili u tërhoq nga futbolli në moshën 39-vjeçare, tani bën një jetë krejtësisht të ndryshme nga ajo që bënte si lojtar profesionist. Larg fushës së blertë dhe larg problemeve nga futbolli. Që nga shkurti i kaluar, Kasper Schmeichel është përballur me një dëmtim serioz në shpatull: “Kam probleme me bicepsin dhe manshetën rrotulluese. Gjithçka është këputur,” shpjegoi ai në mesin e marsit gjatë një interviste. Ishte një goditje e rëndë që kërkoi dy operacione dhe përfundimisht e detyroi të tërhiqej nga loja në moshën 39-vjeçare, pasi kishte hyrë në histori si portieri heroik i Leicester të Ranieri që fitoi Premier League në vitin 2016. Ai u tërhoq në fund të majit të kaluar, por çfarë jete bën sot Kasper Schmeichel?...
Burimi:
telesport.al