Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, por çfarë pritet të ndodhë më pas

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, por çfarë pritet të ndodhë më pas

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, 25 vjet burgim Jakup Krasniqi, 25 vjet burgim Kadri Veseli, 18 vjet burgim Rexhep Selimi, 13 vjet burgim. Ky vendim është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë në shkallet e tjera të gjykatës, diçka që pritet të ndodhë së shpejti, sipas afateve të gjykatës. Gjithashtu, theksohet qartë se ky vendim nuk përfaqëson një gjykim apo fajësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në tërësi, por është dhënë mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale për katër personat e sipërpërmendur.