Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n
Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Bannon, mendon se pas humbjeve në zgjedhjet e fundit, administrata amerikane duhet të ndryshojë kursin, duke i dhënë fund luftës me Iranin dhe duke forcuar masat kundër emigracionit të paligjshëm. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Bannon mbështeti gjithashtu mundësinë që Stephen Miller të marrë drejtimin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, në vend të Susie Wiles. Sipas Bannon, Miller është personi i duhur për të forcuar politikat e lëvizjes MAGA dhe për të rikthyer mbështetjen e bazës konservatore. Ai argumentoi se mungesa e entuziazmit të votuesve republikanë në zgjedhje lidhet me faktin se administrata nuk ka zbatuar sa duhet premtimet e saj. “Trump e ka zgjedhur Millerin për të ashpërsuar qëndrimin dhe për...
Burimi:
javanews.al