Ish-këshilltari i Hashim Thaçit paralajmëroi marshin e 12 shtatorit, gjithëpopullor

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit paralajmëroi marshin e 12 shtatorit, gjithëpopullor

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka folur për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Arifaj tha se protesta është menduar si një aktivitet gjithëpopullor dhe se ftesa u drejtohet të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike. “Sa di unë janë të ftuar të gjithë dhe nuk di që ka aty diskutime kush me u thirr e kush mos me u thirr, sepse marshi është ideuar ashtu që të jetë gjithëpopullor edhe ftesa është për të gjithë sepse nuk është në pyetje pra vetëm fati i Hashim Thaçit ose Kadri Veselit ose Jakup Krasniqit ose Rexhep Selimit ose dhe të tjerët që janë në Hagë...