Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA bën të ditur se kryeministri në detyrë Albin Kurti e di verdiktin e Speciales për katërshen e UÇK-së, i cili vendim do të shpallet më 16 shtator. Sipas Lusguit, Albin Kurti është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër. “Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponzorët e tij në Berlin dhe Londër”, ka shkruar shkurt Uk Lushi në Facebook.Aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator...