Ish-deputeti Azgan Haklaj nuk lejohet të hyjë në Maqedoninë e Veriut se “përbën rrezik për sigurinë kombëtare maqedonase….”
“Jam me Ferdinand Samarxhi. Po shkonim për marshin e UÇK-së në Shkup, por na ndaloi policia në pikën kufitare të Bllatës. Arsyetimi që na u dha: “Azgan Haklaj përbën kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare të Maqedonisë së Veriut!”- njofton për KOHA JONE, ish-deputeti Azgan Haklaj. Ai është president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. Ndalimi i Azgan Haklajt në kufi kërkon shpjegim të qartë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Etiketimi i një qytetari si “kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare” është një pretendim i rëndë, që duhet mbështetur në arsye konkrete, jo thjesht të komunikohet si formulë përjashtuese. Nëse ndalimi lidhet vetëm me qëndrimet e tij publike apo me pjesëmarrjen në një marsh paqësor në Shkup, kjo ngre shqetësime serioze për respektimin e...
Burimi:
kohajone.com