Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, është shprehur në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, se vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, është një vendim me ngarkesa të mëdha politike. Bimo tha se gjatë gjykimit nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 emisarëve amerikanë, të cilët thanë se zinxhiri komandues i UÇK-së nuk kishte lidhje me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Pyetja e parë që shtrohet është se kush është raporti mes politikës dhe drejtësisë në dënimin që është dhënë. Në rastin konkret ne kemi realisht viktima në Kosovë për periudhën për të cilën bëhet fjalë. Mars 1998-prill 1999....