Isgandarli shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Malishevës, triumfon edhe Ballkani

Isgandarli shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Malishevës, triumfon edhe Ballkani

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit, ndërsa Ballkani ka vazhduar me rezultate pozitive në xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën pasdite, Malisheva e mposhti Gjilanin me rezultat 3:1, me sulmuesin nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, që ishte protagonisti kryesor i takimit. Isgandarli realizoi të tre golat për Malishevën, duke shënuar në minutat 10’, 71’ dhe 75’, për të kompletuar “hat-trickun” e tij. Golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Oltion Bilalli në minutën e 19-të. Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në krye të tabelës me 10 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me nëntë pikë dhe një ndeshje më pak. Gjilani renditet në vendin e gjashtë me shtatë pikë. Për Gjilanin kjo ishte humbja e...