Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza
Irlanda nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, që do të zhvillohet në Bullgari. Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi publik irlandez RTÉ, i cili konfirmoi gjithashtu se nuk do ta transmetojë konkursin. RTÉ tha se pjesëmarrja e Irlandës nuk mund të justifikohet për shkak të humbjes së vazhdueshme të jetëve në Gaza dhe krizës humanitare atje. Në deklaratën e tij, transmetuesi irlandez u shpreh se situata në Gaza vazhdon të rrezikojë jetën e shumë civilëve. RTÉ tha gjithashtu se mbetet i shqetësuar për mungesën e aksesit të pavarur të gazetarëve ndërkombëtarë në territor. Irlanda, e cila e ka fituar Eurovisionin shtatë herë, nuk mori pjesë as në edicionin e vitit 2026, kur Izraeli mori pjesë në konkurs dhe përfundoi në vendin e...
Burimi:
javanews.al