Iraola: Te Liverpool do të ketë shpesh ulje-ngritje, lojtarët ende po përshtaten me stilin tim të lojës
Liverpool do të luajë sot ndaj Tottenham në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Carabao Cup. Trajneri Andoni Iraola tha se te Liverpool të gjithë duhet të pranojnë se do të ketë ulje-ngritje ndërsa lojtarët përshtaten me stilin e tij të lojës. Trajneri spanjoll pranon se mbrëmja e së shtunës ishte ndoshta momenti kur është ndjerë më i zhgënjyer që kur zëvendësoi Arne Slot këtë verë, pasi performanca (0-0 me Fulham) shënoi një hap prapa krahasuar me fitoret ndaj Ipswich dhe Atletico. “E kuptoj zhgënjimin e atij momenti, sepse edhe ne ishim të zhgënjyer. Vinim pas dy ndeshjeve të mira dhe i konsideronim si një hap përpara ato dy fitore. Ndaj, donim që kjo të ishte një tjetër hap përpara. Por jo, ishte...
Burimi:
telesport.al