Iraola: Janë kritikuar shumë por ata të dy shkëlqyen në Champions, mbrojtja nuk është ende aty ku duhet
Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga skuadra e tij pas fitores 6-3 ndaj Lask në Austri. Një sukses që rikthen buzëqeshjen te “reds” pas humbjes në shtëpi në Premier pak ditë më parë. Protagonist ishte Bradley Barcola, autor i 3 golave: “Mendoj se luajti shumë mirë, jo vetëm për shkak të golave. Pati edhe raste të tjera për të shënuar, ishte vazhdimisht një kërcënim duke sulmuar hapësirat në thellësi”. “Në stërvitje, ndonjëherë e kupton kur një lojtar është në formën e tij më të mirë, dhe për fatin tone dje ai tregoi nivelin që zotëron“, tha Iraola, që më tej foli edhe për Florian Wirtz: “Mendoj se ishte i jashtëzakonshëm kur kishte topin në zotërim”. “Bëri pasime dinamike, dha asiste...
Burimi:
telesport.al