Iraola: I kënaqur nga kualifikimi, tri fitore radhazi në shtëpi na japin besim para ndeshjes me “topçinjtë”

Iraola: I kënaqur nga kualifikimi, tri fitore radhazi në shtëpi na japin besim para ndeshjes me “topçinjtë”

Liverpool avancoi në raundin tjetër të Carabao Cup pas kualifikimit me penallti ndaj Chelsea, ndeshje që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt. Andoni Iraola, trajneri i Liverpool, duke komentuar këtë sukses tha: “Mendoj se ishte një ndeshje mjaft e barabartë”. “Shumë konkurruese, pa shumë raste për asnjërën nga skuadrat. Pati momente për ne, momente edhe për ta. Jemi vërtet të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe, natyrisht, të lumtur që dolëm fitimtarë nga gjuajtjet e penalltive, pasi kjo na dha mundësinë të jemi në shortin e raundit tjetër“, tha Iraola. Duke folur për lojtarët e rinj të Liverpool, që e nisën ndeshjen si titullarë, ai shtoi: “Bënë një punë të mirë. E meritonin të luanin, pasi u paraqitën shumë mirë edhe kundër Spurs në raundin...