Iraola: E mbyllëm me fitore këtë fazë të ngjeshur me ndeshje, këto 3 pikë vlejnë shumë
9 Nëntor 2026 12:21 Telesport Liverpool fitoi të dielën 3-1 ndaj Crystal Palace jashtë fushe, një ndeshje që ngjit “reds” në vendin e katërt në Premier League. Për trajnerin Andoni Iraola kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme në fund të një periudhe të ngjeshur me ndeshje. “Ishte një fitore e rëndësishme për ne para se të hyjmë në pushimin për ndeshjet e kombëtareve. Mbërritëm shumë vonë të enjten mbrëma nga Turqia dhe ishim të lodhur, por ishte e rëndësishme ta mbyllnim me fitore”, deklaroi trajneri spanjoll. Më tej, Iraola komentoi: “Ndoshta në pjesën e parë patëm pak vështirësi në mbrojtje, por më pas e menaxhuam lojën mjaft mirë, edhe pse jam paksa i pakënaqur për penalltinë.” “Të mbyllësh një ndeshje pa pësuar gol në...
Burimi:
telesport.al