Irani: Takimi në Oman u anulua me kërkesë të Arabisë Saudite
Irani tha të hënën se një takim i planifikuar në Oman që përfshinte ministrat e jashtëm nga vendet e Gjirit dhe Teheranin, u anulua me kërkesë të Arabisë Saudite. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për shtyp se Riadi kërkoi që takimi të mos zhvillohet për momentin. “Raporti se Arabia Saudite kërkoi që takimi të mos mbahej për momentin është i saktë”, tha Baqaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Ai hodhi poshtë përpjekjet për të lidhur Iranin me zhvillimet e fundit midis Arabisë Saudite dhe Jemenit, duke thënë se problemet e Jemenit kanë "rrënjë të hershme". Baqaei gjithashtu mohoi kategorikisht pretendimet e SHBA-së se Irani ishte i përfshirë në një sulm ndaj një tubacioni nafte saudite nga territori irakian,...
Burimi:
syri.net