Irani kërcënon me kufizime anijet që përdorin rrugët e ndaluara në Hormuz
Autoriteti iranian përgjegjës për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit ka paralajmëruar anijet se mund të përballen me pasoja nëse përdorin “rrugë të paligjshme” në këtë zonë. Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA) tha sot se përdorimi i këtyre rrugëve, mund të shkaktojë humbje financiare dhe humbje jete për anijen, pronarin, kapitenin dhe ekuipazhin. Gjithashtu, anijes mund t’i kufizohet mundësia për të kaluar në të ardhmen përmes Ngushticës së Hormuzit. Autoriteti u kërkoi pronarëve të anijeve, të kontrollojnë me kujdes itineraret e tyre për të shmangur shkeljet e rregullave. Nëse një kompani që merr me qira anijet shkel këto rregulla, edhe anijet e tjera që i përkasin asaj kompanie, mund të përballen me kufizime në kalimet e ardhshme në Hormuz. Ndërkohë, prej disa kohësh po...
Burimi:
kohajone.com