Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani ka deklaruar se shtatë anije cisternë nafte janë qëlluar dhe kanë pësuar dëmtime në Ngushticën e Hormuzit, në atë që e cilëson si numrin më të madh të anijeve të goditura brenda një dite që nga fillimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt. Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) bëri të ditur se katër prej anijeve po transportonin naftë kur u shënjestruan dhe morën flakë gjatë natës. Sipas deklaratës, tri anijet e tjera u nxorën jashtë funksionit, pasi goditën mina detare. Pretendimet e autoriteteve iraniane nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Në raportim nuk u dhanë hollësi për viktima të mundshme, as për flamujt e vendeve nën të cilët lundronin anijet e përfshira në incidentet e raportuara....