“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

Pavarësisht se qytetarët, studentët dhe të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos largohet, duke thënë se dorëheqja nuk imponohet nga rruga. Në konferencë me ambasadoren e BE, Rama deklaroi se “di gjithcka është thënë në bulevard”, por theksoi se “nuk ka marrë shënim asnjë ide apo program për Shqipërinë”. Kryeministri po ashtu thotë se nuk mund të largohet nga drejtimi i ekzekutivit, deri në anëtarësimin e Shqiperisë në BE. “Në asnjë rast dorëheqje e një kryeministri të zgjedhur demokratikisht dhe në kontratë me popullin nuk imponohet nga rruga, por në rastin tim ka edhe një specifikë tjetër, që është ky këtu (tregon progres raportin). Këtu kilometri i fundit i negociatave është i ndarë në 1000 metra dhe cdo...