Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin. “Do ndalesha te projektet e reja me financim të brendshëm për vitin 2027, ku prioritet do kenë Elbasan-Qafë Thanë, segmenti Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të Tiranë-Durrës, viimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, qendra monitorimit të trafikut si dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë. Ky portofol synon të rrisë lidhshmërinë ndërmjet qendrave ekonomike, të përmirësojë standardin dhe sigurinë në rrjetin kombëtar dhe të krijojë vlerësim fizike ndërmjet investimeve ekzistuese dhe atyre të reja. Për sa i përket projekteve të reja për vitin 2028, kemi përsëri vazhdimin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, rrugët lidhëse Tiranë-Elbasan me korridorin 8, faza...
Burimi:
javanews.al