Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Inaugurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje & ëndrra
Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar fusha e re sportive, një investim i realizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit Teuta, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së futbollit në vend. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me drejtues të klubit Teuta, trajnerë, futbollistë e futbolliste të akademisë, si edhe prindër dhe të apasionuar të futbollit. Fusha e re do të jetë në shërbim të ekipeve të klubit dhe veçanërisht të fëmijëve e të rinjve që ushtrojnë aktivitetin sportiv pranë akademisë së Teutës. Gjatë ceremonisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi për akademinë e Teutës...
Burimi:
sportekspres.com