Interneti i One Albania në vështirësi gjatë protestave, abonentët raportojnë probleme me faqet e lajmeve

Interneti i One Albania në vështirësi gjatë protestave, abonentët raportojnë probleme me faqet e lajmeve

one albania TIRANË- Probleme me aksesin në internet janë raportuar nga abonentë të One Albania, të cilët pretendojnë se nuk arrijnë të hapin faqet e lajmeve dhe të përdorin normalisht shfletuesit online. Vështirësitë raportohen në një moment kur protestat studentore kundër janë në zhvillim duke ngritur pikëpyetje mbi aksesin e përdoruesve në informacionin për ngjarjet e fundit. Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi shkaqet e problemit dhe as një informacion të konfirmuar se kur shërbimi do të rikthehet plotësisht në normalitet. Mbetet për t'u sqaruar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik të rrjetit apo për një problem tjetër. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, nuk mund të thuhet se vështirësitë janë shkaktuar qëllimisht apo se ka një bllokim të posaçëm të faqeve...