Interi, shifrat e katastrofës në mbrojtje. Ka pësuar dyfishin e golave, krahasuar me sezonin e kaluar
Interi i Cristian Chivu ka ende “kredit” falë dopietës së trofeve sezonin e kaluar, por shifrat e fillimit të sezonit 2026-2027 janë shqetësuese. Në 6 ndeshje kampionati dhe 2 në Champions, zikaltërit kanë shënuar 22 gola, por kanë pësuar 14. Një vit më parë, me po aq ndeshje, kishin pësuar vetëm 7 gola. Këtë sezon, Interi i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit në “San Siro”, por ka pësuar aty 10 gola në Serie A dhe Champions. Sulmi funksionon, ndërsa mbrojtja vuan nga shpërqendrimet dhe gabimet individuale. Akanji duket më pak i përqendruar, Bastoni zhgënjeu ndaj Brugge, Pavard has vështirësi, ndërsa Stones u dëmtua. Mungojnë kompaktësia dhe shpirti luftarak që mishëronin Acerbi dhe De Vrij. Sipas analizës, Interi duhej të kishte afruar një mbrojtës...
Burimi:
telesport.al