INTERI FITON NË FUND, POR PLAS POLEMIKA! ARBITRI NDRYSHON MENDJE PËR PENALLTINË, VAR-I NË SHËNJESTËR

INTERI FITON NË FUND, POR PLAS POLEMIKA! ARBITRI NDRYSHON MENDJE PËR PENALLTINË, VAR-I NË SHËNJESTËR

Një fitore dramatike dhe dy episode të diskutueshme arbitrimi kanë kthyer ndeshjen Inter–Fiorentina në një nga historitë më të komentuara të fundjavës në futbollin italian. Zikaltrit triumfuan 2-1 në San Siro, por mënyra se si u zhvilluan minutat e fundit dhe vendimet e arbitrit Maurizio Mariani kanë hapur një debat të ri për përdorimin e VAR-it. Interi ishte në disavantazh pas golit të Jimenez në minutën e 65-të. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu sulmoi vazhdimisht, por ndeshja mori një kthesë të pazakontë. Në minutën e 68-të, Marcus Thuram u rrëzua në zonën e Fiorentinës pas një kontakti me mbrojtësin Viery. Mariani fillimisht bëri lëvizjen sikur do të akordonte penallti, por më pas ndryshoi vendimin dhe lejoi vazhdimin e lojës. As VAR-i nuk ndërhyri për...