Inter mbyll rinovimin e parë: Carlos Augusto me kontratë të re deri në vitin 2031, rritet edhe paga
23 Tetor 2026 10:50 Telesport Katër gola dhe dy asiste: deri më tani, vetëm Lautaro Martínez ka pasur një rendiment më të mirë tek Inter. Bëhet fjalë për Carlos Augusto, i cili po bëhet gjithnjë e më thelbësor për zikaltrit. Braziliani e ka ngritur dukshëm statusin e tij dhe kontrata e tij do të jetë e para që do të rinovohet. Negociatat janë në një fazë të avancuar dhe po shkojnë drejt përfundimit, fakt ky i konfirmuar nga vetë ish-lojtari i Monza. Inter, megjithatë, dëshiron ta mbyllë sa më shpejt çështjen. Ssiç raporton “La Gazzetta dello Sport”, zgjatja e kontratës pritet të finalizohet brenda tetorit. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031 (duke zgjatur atë aktuale që skadonte në 2028)...
Burimi:
telesport.al