Inter i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, super fitore ndaj Udinese. Por, mbrojtja shqetëson (video)
Inter ka fituar 5-3 ndaj Udinese në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të javës së 4-të në Serie A. Në minutën e 9-të, James Abankwah shënon me kokë golin e parë për Udinese, pas një krosimi në zonë. Jurgen Ekkelenkamp dyfishon shifrat për miqtë në minutën e 16-të pas një gabimi të mbrojtjes zikaltër dhe sidomos portierit Josep Martinez. Në minutën e 26-të, vjen reagimi i Interit. Carlos Agusto shënon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Në minutën e 35-të, vjen goli i barazimi. Nicolo Barella dërgon topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Marcus Thuram. Pjesa e parë vërtet spektakolare, mbyllet 2-2. Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin, ku erdhi edhe përmbysja e...
Burimi:
telesport.al