Inter e nis vrullshëm, por hovi bie rrugës. Calhanoglu i jep tre pikët. Frattesi, heroi i Lazio-s (Video)
Inter ka marrë fitoren e dytë rresht në këtë sezon të ri në Serie A, duke mposhtur 0-1 Cagliari-n në “Unipol Domus”, në transfertë. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Hakan Calhanogolu shënoi me një goditje të lehtë me të djathtën nga distanca, pas asistit të Nicolo Barella. Ky është goli i dytë për Calhanoglu këtë sezon, në po kaq ndeshje. SHIKOGOLIN Në minutën e 25-të, Manuel Akanji kishte një shans të artë për të shënuar me kokë pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e dënimit, por goditja e zviceranit përfundon jashtë portës. Në minutën e 28-të, Dimarco iu afrua golit të dytë për Interin, por goditja e tij me kokë pas një krosimi në zonë, ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Elia...
Burimi:
telesport.al