Inteligjenca artificiale në shkolla, rregullat për përdorimin dhe parandalimin e plagjiaturës
Inteligjenca artificiale do të mund të përdoret si një mjet mbështetës në procesin mësimor, sipas udhëzuesit të hartuar nga ministria e Arsimit dhe të publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Dokumenti përcakton mënyrat se si mësuesit dhe nxënësit mund të përdorin mjete të inteligjencës artificiale, përfshirë platforma si ChatGPT, Gemini dhe mjete për verifikimin e informacionit, me synimin që teknologjia të ndihmojë zhvillimin e aftësive njerëzore dhe jo t’i zëvendësojë ato. Sipas udhëzuesit, mësuesit mund të përdorin IA për përgatitjen e materialeve mësimore, krijimin e ushtrimeve, pyetjeve, kuizeve dhe testeve, si dhe për hartimin e materialeve të përshtatura sipas niveleve të ndryshme të nxënësve. Përdorimi i saj mund të shtrihet në një gamë të gjerë lëndësh, nga gjuha shqipe dhe gjuhët...
Burimi:
kohajone.com