No Image Available

Inteligjenca artificiale në shkolla/ Kumbaro: Nxënësit nuk janë të detyruar…

Inteligjenca Artificiale nuk do të jetë e detyrueshme në shkollat shqiptare. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka sqaruar debatin mbi përdorimin e IA-së në procesin mësimor, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim apo udhëzim që e bën të detyrueshme për nxënësit apo mësuesit. “Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim që të jetë futur inteligjenca artificiale me detyrim në shkollë. Nuk është e vërtetë, nuk ekziston”, deklaroi Kumbaro. Sipas ministres, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë, është përgatitur një udhëzues për mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret në mënyrë etike në procesin arsimor. Kumbaro tha se qëllimi nuk është përdorimi i IA-së si një detyrim për nxënësit, por orientimi i tyre drejt një përdorimi që ndihmon në zhvillimin e aftësive dhe...