“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris, e vuri theksin te përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike, duke e cilësuar atë si një mundësi të jashtëzakonshme për vende si Shqipëria. Në një bashkëbisedim kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri, kreu i qeverisë foli për transformimin digjital dhe projektet që po zbatohen me ndihmën e IA-së. I pyetur për ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin e integrimit europian, Rama tha se Shqipëria po e përdor teknologjinë për të përshpejtuar përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. “Deri më tani e kemi ndarë punën. Nuk është Shqipëria që vendos rregullat, por është Bashkimi Europian, kështu që nuk na takon ne. Sikurse mund...
Burimi:
javanews.al