Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

Ajo që deri tani ka qenë një ambicie e shprehur nga Tirana për mbylljen e negociatave të anëtarësimit, është bërë zyrtarisht ambicie e BE-së. “POLITICO”, që ka analizuar deklarimin e Komisionit Evropian mbi planet e posaçme për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, me objektiva, reforma dhe afate të përafërta për përfundimin e negociatave, thotë se këto plane shënojnë praktikën e parë  për siguri nga ana e BE-së që përkundër reformave thelbësore, do të pranohen dhe do t’u ofrohen afate paralajmëruese për përfundimin e bisedimeve. Referuar dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, POLITICO bën të ditur se udhërrëfyesit do të përcaktojnë më qartë se çfarë duhet të përmbushë secili vend kandidat, cilat reforma duhet të realizohen dhe në çfarë afatesh mund të mbyllen...