Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

Kryeqyteti mirëpret sot punimet e Konferencës Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, një veprimtari e nivelit të lartë që mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Evropian si dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Në qendër të diskutimeve të këtij aktiviteti do të jenë ecuria e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, zbatimi i reformave kyçe, stabiliteti rajonal si dhe hapat konkretë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Aktiviteti hapet me fjalët përshëndetëse të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministrit Edi Rama, Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, si dhe Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. Punimet e konferencës do të jenë të strukturuara në tre sesione kryesore...