Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe mesazhet e përcjella gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin në boshtin e diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. Paneli i analizës u ndal te diferenca mes përmbushjes formale të kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në praktikë. Gjatë emisionit, avokati Rezart Kthupi theksoi se vendi ka bërë përparim në përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire, por nënvizoi se kjo nuk përbën domosdoshmërisht një risi thelbësore në përditshmërinë e institucioneve. Në analizën e tij, Kthupi vuri në dukje se aftësia e Shqipërisë për të hartuar e miratuar ligje sipas kërkesave të Bashkimit Evropian nuk ka munguar asnjëherë, ndërsa ngërçi kryesor mbetet arritja e standardeve reale të...