Integrimi në BE/ hoxha: Nuk kërkojmë favore, rrugën drejt be-së e duam të bazuar në meritë

Integrimi në BE/ hoxha: Nuk kërkojmë favore, rrugën drejt be-së e duam të bazuar në meritë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, deklaroi në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” se perspektiva europiane për Shqipërinë lidhet me rikthimin në atë që ai e cilësoi si “shtëpia ku përket”. Hoxha theksoi se parimi i meritës duhet të mbetet në themel të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas tij, Shqipëria nuk kërkon favore apo përshpejtim të procesit përmes rrugëve alternative, por një proces të drejtë dhe të besueshëm, ku progresi i vendeve kandidate të vlerësohet. “Ne nuk kërkojmë favore, as rrugë të shkurtra. Kërkojmë një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në merita”, deklaroi Hoxha. Ministri nënvizoi se parimi i meritës duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Sipas tij, vendet kandidate duhet të realizojnë...