INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar
Shqipëria po pret çdo vit e më shumë turistë dhe punonjës të huaj. Paralelisht me këtë fluks, është rritur ndjeshëm edhe numri i të huajve të përfshirë në krime. Raporti i fundit i INSTAT tregon se gjatë vitit 2024 u evidentuan 1,020 shtetas të huaj të dyshuar. Kjo shifër shënon një rritje prej 38.4% brenda një viti. Krahasuar me vitin 2022, rritja arrin në 73.2%. Rritja e kriminalitetit nga të huajt po ecën me ritme shumë më të shpejta se sa ecuria e përgjithshme e krimeve në vend. Tashmë, rreth 1 në çdo 40 persona të dyshuar nga Policia e Shtetit është shtetas i huaj. Numrin më të lartë të shkeljeve e mbajnë rregullat e qarkullimit rrugor me 132 persona. Në vend të dytë renditen...
Burimi:
javanews.al