Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e publikimit të përmbajtjeve të video, duke zgjeruar testimet për video me gjatësi deri në 90 minuta dhe duke synuar të konkurrojë më drejtpërdrejt me YouTube. Sipas një raportimi të revistës teknologjike WIRED, platforma në pronësi të Meta-s do të zgjerojë testimet në Shtetet e Bashkuara, duke u mundësuar krijuesve të përmbajtjes të publikojnë video të gjata dhe t’i shfaqin ato edhe në format horizontal. Një tjetër ndryshim është mundësia për të lidhur drejtpërdrejt videot e shkurtra Reels me versionet e tyre të plota. Kjo do të thotë se përdoruesit që zbulojnë një fragment interesant nga një intervistë, podkast apo program mund të kalojnë te përmbajtja e plotë pa u larguar nga Instagrami. Instagram synon të...