Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë
Reforma e sistemit të inspektimeve synon të ndryshojë mënyrën se si kryhen kontrollet ndaj bizneseve. Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave të biznesit, bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë problematikat dhe rastet e abuzimit. Një nga risitë e sistemit do të jetë pajisja e inspektorëve me kamera inteligjente, për të garantuar dokumentimin dhe transparencën gjatë procesit të kontrollit. “Marrëdhënia inspektorat-biznes duhet të jetë një marrëdhënie korrekte, një marrëdhënie miqësore dhe jo që të shikohet biznesi si po kuptojmë, themi, armik, ku i jepet mundësi edhe biznesit, ku i jepet mundësi edhe qytetarit që nëpërmjet denoncimeve, të cilat ato adresojnë, që i jepet mundësia që edhe rrugë të konfidencialitetit, pra edhe në mënyrë anonime, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Sula....
Burimi:
javanews.al