Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për raportin e saj me Çiljeta Xhilagën. Gjatë intervistës, Luiz Ejlli zhvilloi me të një lojë, duke i treguar fotografi që ajo duhej t’i identifikonte përmes përshkrimeve të tij. Kur në ekran u shfaq fotografia e Çiljetës, Luizi e pyeti Ingritin nëse miqësia e tyre i kishte rezistuar kohës. Gjoni tregoi se marrëdhënia mes tyre vazhdon, megjithëse ka pasur disa ndryshime. Ajo u shpreh se Çiljeta mbetet një shoqe e zemrës, por tashmë kalon pushimet me shoqe të tjera. “Po, i ka rezistuar, me ca devijime të vogla, se ajo ka bërë shoqe më të ngushta në jetën e vet”, u shpreh këngëtarja, duke e trajtuar situatën...