Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, humbjen e motrës. “E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, u shpreh këngëtarja. Kanë kaluar tre vite nga ndarja nga jeta e motrës së saj, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ingrit Gjoni tregoi se që prej atij momenti jeta e saj ka ndryshuar tërësisht. “Më është djegur shpirti. Kam zgjedhur të vazhdoj dhe publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, pas katër muajsh. Ishte një bombë e madhe për mua. Vetëm kur të martoj...