No Image Available

“Inflacioni godet më të varfrit”/ Braçe përplaset me ministren e Ekonomisë

Indeksimi i pensioneve, ulja e çmimeve, TVSH-ja në bujqësi dhe taksimi i hidrokarbureve ishin në qendër të debatit mes deputetit Erion Braçe dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku u diskutua buxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027. Braçe ngriti shqetësimin se mënyra aktuale e indeksimit të pensioneve nuk reflekton njësoj rritjen e kostos së jetesës për të gjitha kategoritë. Sipas tij, inflacioni prek më shumë qytetarët me të ardhura të ulëta, ndërsa skema aktuale mund të favorizojë pensionistët me përfitime më të larta. “Nga llogaritja nga INSTAT del që inflacioni godet ata me të ardhura të ulëta. Kështu e kemi indeksimin regresiv. Përfiton ai me pension më të lartë. Nga 2015 e këtej,...