India miraton ndërtimin e muzeut më të madh në botë, me investim prej 340 milionë dollarësh
India ka miratuar projektin për ndërtimin e një muzeu gjigant kushtuar historisë dhe qytetërimit të vendit, i cili pritet të ketë hapësirën më të madhe ekspozuese në botë. Projekti, me vlerë rreth 340 milionë dollarë, do të realizohet në kryeqytetin Nju Delhi. Muzeu do të mbajë emrin “Yuge Yugeen Bharat”, që përkthehet përafërsisht si “India ndër shekuj”, duke iu referuar emrit të lashtë sanskrit të vendit, Bharat. Ai do të vendoset në ish-ndërtesat administrative të njohura si North Block dhe South Block, të projektuara nga arkitektët britanikë Edwin Lutyens dhe Herbert Baker në vitet 1920. Sipas njoftimit të qeverisë indiane, muzeu do të shtrihet në një sipërfaqe të ndërtuar prej rreth 178 mijë e 509 metrash katrorë, ndërsa do të paraqesë vazhdimësinë, larminë dhe pasurinë...
Burimi:
kultplus.com