Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

Një incident i rëndë sigurie është regjistruar në bordin e fluturimit FZ1073 të Flydubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se bashkëpiloti kishte sulmuar me thikë pilotin dhe më pas ishte përpjekur të rrëzonte avionin duke ndërhyrë në sistemet e tij. Sipas tij, pasagjerët, së bashku me një anëtar të ekuipazhit, arritën të hynin në kabinën e pilotëve dhe ta neutralizonin atë. Pilotët e tjerë në bord morën kontrollin e avionit dhe e ulën në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite. Avioni u devijua drejt aeroportit të Tabukut, ku pasagjerët zbritën pa pasoja të raportuara për jetën. Reuters raportoi se të gjithë pasagjerët rezultuan të sigurt. Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu e cilësoi ngjarjen...