Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të rëndë të regjistruar në fluturimin Dubai–Tel Aviv, ku avioni u devijua drejt Arabisë Saudite pas një përplasjeje në kabinën e pilotëve. Në një deklaratë për shtyp, ambasada e cilëson ngjarjen si një përpjekje për rrëmbimin e avionit dhe e lidh atë me një seri të akteve terroriste ndaj Izraelit. Ndërsa motivet dhe rrethanat e incidentit janë ende objekt hetimi dhe kompania Flydubai ka bërë thirrje për shmangien e spekulimeve të parakohshme, ambasada thekson se zgjedhja e një fluturimi të një kompanie nga Emiratet, me shumicën e pasagjerëve izraelitë, nuk ishte e rastësishme. “Deklaratë për shtyp. Lidhur me incidentin e sotëm që përfshiu fluturimin Dubai – Izrael në përpjekjen për rrëmbimin e avionit me 172 persona...