INCIDENTI NË ELBASAN – Nis “lufta” me Dukës dhe Xhaferit, FSHF dhe Vllaznia dalin me deklarata….

INCIDENTI NË ELBASAN – Nis “lufta” me Dukës dhe Xhaferit, FSHF dhe Vllaznia dalin me deklarata….

Përmes një deklarate, të cilësuar si “Qendrim i Federatës Shqiptare të Futbollit”, FSHF ka zyrtarizuar incidentin e raportuar fillimisht në studion “SuperGol” të RTSH: Alban Xhaferri, ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit të ndeshjes. Jo vetëm kaq, “qeveria” e futbollit shqiptar, ka paralajmëruar edhe masa “në pavarësi të plotë në marrjen e vendimeve përkatëse”.Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit të ndeshjes. Një akt i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe nuk ka asnjë vend në futbollin shqiptar. Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes përbën një cenim të rëndë të integritetit të garës dhe të vetë vlerave...