Incident në paraburgimin e Komisariatit të Sarandës, i arrestuari sulmon efektivët! Kishte 2 precedentë penalë, i gjendet edhe pistoletë me mulli

Incident në paraburgimin e Komisariatit të Sarandës, i arrestuari sulmon efektivët! Kishte 2 precedentë penalë, i gjendet edhe pistoletë me mulli

Një incident ka ndodhur sot (9 qershor) në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës, rreth orës 01:30 të mëngjesit. Një 22-vjeçar i arrestuar, i identifikuar me inicialet D. S., ka shkaktuar kaos në dhomat e izolimit pasi kërkoi të shoqërohej në tualet për nevoja personale. Gjatë rrugës së kthimit për në dhomë, i riu ka kundërshtuar efektivët e policisë, duke goditur dhe hedhur sendet rrethanore që ndodheshin në korridor. Situata është përshkallëzuar deri në atë pikë sa edhe të ndaluarit e tjerë janë angazhuar për ta qetësuar. Më pas, me ndërhyrjen e forcave shtesë të policisë, 22-vjeçari është vënë nën kontroll dhe është izoluar sërish. I arrestuari, me banim në Tiranë por që qëndronte me qira në Sarandë gjatë sezonit veror, u prangos në...