Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku një ushtar i Forcave të Armatosura është vetëplagosur me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, gjatë kohës kur efektivi me iniciale O.D. ndodhej me shërbim roje në ambientet e bazës ushtarake. Sipas burimeve spitalore dhe atyre pranë Bazës Ajrore, ushtari ka marrë një plagë tejet të rëndë me plumb në kraharor, në afërsi të zemrës. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë për të stabilizuar parametrat jetësorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike dhe në kushtet e shokut emocional, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të tij për mjekim më të specializuar...