Incident i rëndë/ Protestuesi dërgohet pa ndjenja te Trauma, dyshohet se u dëmtua në sy nga një plumb gome
Një tjetër person është transportuar drejt Spitalit të Traumës pas një incidenti të regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një televizioni ka dërguar me urgjencë në spital një protestues me dëmtime në zonën e syrit. Sipas informacioneve paraprake, personi dyshohet se është dëmtuar nga një plumb gome, por shkaku i saktë i plagosjes ende nuk është konfirmuar dhe pritet të verifikohet. Raportohet se protestuesi është transportuar pa ndjenja dhe me gjakderdhje të konsiderueshme në zonën e syrit. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e plota të incidentit. Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet vijon mes përplasjeve dhe tensioneve mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Burimi:
ntv.al