Imzot Gjergj Meta pritet në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV
Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, duke pritur në audiencë private imzot Gjergj Metën, ipeshkëv i Dioqezës sonë të Rrëshenit, njëkohësisht edhe president i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, me rastin e vizitës “Ad Limina Apostolorum”. Përshëndetja e Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë drejtuar Atit të Shenjtë Leoni XIV me rastin e vizitës ad limina Apostolorum 30 tetor 2026 Fort i Lumturi Atë, kam kënaqësinë t’Ju drejtoj këtë përshëndetje të shkurtër në emër të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me rastin e vizitës ad limina Apostolorum. Videre Petrum dhe vizita pranë varreve të Apostujve janë për ne një rast për të kremtuar fenë tonë, për t’u rrokur fort rreth Jush, Atë i Shenjtë, dhe për t’u përforcuar në fe. Të përforcuar kështu, do të kthehemi në Dioqezat...
Burimi:
kohajone.com