Importet bien, prodhimi vendas shtrenjtohet/ Çfarë po ndodh me çmimet

Importet bien, prodhimi vendas shtrenjtohet/ Çfarë po ndodh me çmimet

Kostot e produkteve të importuara kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa çmimet e prodhimit në vend kanë vijuar të rriten. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë, Indeksi i Çmimeve të Importit arriti në 107,5 pikë, me një rënie vjetore prej 0,1%. Rënia e çmimeve është ndikuar kryesisht nga energjia elektrike, gazi dhe ajri i kondicionuar, me 2,2%, ndërsa në industrinë nxjerrëse ulja ishte 0,2%. Edhe industria përpunuese shënoi një rënie minimale. Në terma tremujorë, çmimet e importit mbetën pothuajse të pandryshuara. Ndërkohë, ndryshe paraqitet situata për kostot e prodhimit vendas. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 130 pikë dhe u rrit me 0,1% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja...